Të fundit

Adea Pula thotë se nuk ka pasur kurrë të dashur në jetën e saj

Adea Pula ka qenë e ftuar në edicionin festiv të “Barber Shok”.

Këngëtarja e cila është rikthyer pas shumë vitesh në skenën muzikore ka rrëfyer shumë detaje nga jeta e saj private dhe profesionale përballë moderatorit Fis Juniku.

Mes të tjerash, ajo në lojën e DJ Music është ngacmuar edhe me detaje që lidhen me jetën e saj private, përkatësisht emrin e të dashurit të parë.

Mirëpo ajo i befasoi të gjithë duke thënë se nuk ka pasur kurrë të dashur.

“Jo nuk kam pasur, por simpatia ime e parë e ka pasur emrin Robert, i kam pasur pesë ose gjashtë vjet”, ka thënë këngëtarja Pula.

Adea përndryshe i është rikthyer muzikës pas shumë vitesh mungesë, ndërsa në fëmijërinë e saj ka qenë idhulli i shumë fëmijëve si këngëtare e njohur e këngëve për fëmijë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci