Policia e Kosovës ka raportuar se është arrestuar një person në Malishevës, pasi dyshohet se djali i tij i mitur, ishte duke bashkëjetuar me një vajzë të mitur.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Malishevë 09.01.2023 – 16:07. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i biri i tij i mitur mashkull kosovar ishte duke bashkëjetuar me të miturën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.
