Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Gjon Karrica i njohur me emrin Lugati gjatë ditës së sotme është dërguar në QKUK.
Drejtori i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi ka dhënë detaje për gjendjen e shëndetësore të Lugatit.
Ai ka njoftuar se gjendja e Lugatit është stabile dhe ai po vazhdon të jetë nën mbikëqyrje të mjekëve.
“Gjon Karrica është në gjendje stabile, ka pasur një shqetësim shëndetësor. Banori i Big Brother VIP Kosova, Gjon Karrica, i njohur si Lugati, sot në mëngjes ka pasur një shqetësim shëndetësor, për të cilin menjëherë i është ofruar ndihma profesionale mjekësore dhe tash është në gjendje stabile. Karrica vazhdon të jetë nën mbikëqyrje të mjekëve dhe momentalisht nuk ka shqetësime. Klan Kosova do të vazhdojë ta njoftojë zyrtarisht opinionin për gjendjen shëndetësore të banorit të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova”, shkruan Kelmendi.
