Të fundit

Gjyqtari gjerman kundërshtoi vendimin e Apelit kundër Gucatit dhe Haradinajt

Hysni Gucati e Nasim Haradinaj janë dënuar me nga 4 vjet e 3 muaj burgim nga Gjykata e Apelit në Hagë.

Atyre iu hoqën nga 3 muaj prej dënimit të parë, që ishte 4 vjet e gjysmë burgim. Megjithatë, ulje më të madhe të dënimit kërkoi një gjyqtar që ishte pakicë.

Fjala është për gjyqtarin gjerman, i cili ishte pjesë e trupit gjykues, Kai Ambos.

Ai kërkoi që Gucati e Haradinaj të dënohen me nga 4 vjet burgim, por që kërkesa e tij nuk u mor parasysh.

“Gjyqtari Ambos pajtohet me pikat 1,3,5 dhe 6. Gjykatësi Ambos nuk pajtohet me shumicën lidhur me interpretimin e vendimit të fajshëm të Kodit Penal të Kosovës. Mbi këtë bazë ai do të kishte shpallur të pafajshëm lidhur me pikën 1, dhe do ta kishte ulur dënimin në 4 vjet”, tha kryetarja e trupit gjykues.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci