Nenkryetari i Ferizajit, Lulzim Aliu përmes një shkrimi në facebook ka komentuar kushtet e kryeministri Albin Kurti, lidhur me formimin e Asociacionit.
Aliu është shprehur i quditur, që ndër kushtet kryesore është çarmatosja e kriminelëve në veri, teksa thotë se me shqetësuese ka qenë deklarata e ambasadorit Hill se Serbia është interes për investitorët amerikan.
Tutje, ai ka thënë se Serbia ka për qëllim arritjen e objektivave përmes krizave në veri.
“Operacioni “respektimi i ligjit dhe ruajtja e sovranitetit në Veri” e ka kryer efektin e vet: asociacioni para marrëveshjes. Kusht ky me qëllim që të mos bëhet marrëveshja.Kusht ky që Kosova të mbetet fajtore. Edhe fëmijët e dinë se Serbia nuk ka interes nga marrëveshja. Ajo po i mbërrinë objektivat e veta përmes krizës në Veri. Ajo po e përdorë “patriotizmin” tonë kundër nesh. Merreni me mend çfarë kushti ka Kosova para marrëveshjes, çarmatosjen e kriminelëve në Veri. E krijuam mundësinë për rebelim para uljes në tavolinë e tash bëjmë kushte për zbutje të kriminelëve”.
