Prokuroria e Shtetit, në koordinim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar bastisje në katër komuna kundër dyshimeve për fajde, shmangie nga tatimi dhe detyrim, në një aksion në rastin “Brezovica”.
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka thënë sot se ka lëshuar urdhëresë për kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të shtëpive, lokaleve përcjellëse dhe autosalloneve.
Përmes një komunikate për media është bërë e ditur se gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur disa autosallone, shtëpi dhe lokale përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës, Ferizajt, Vushtrrisë dhe Lipjanit.
Gazetari Venhar Isufi ka publikuar sot pamje nga aksioni i Prokurorisë dhe organeve të tjera shtetërore në këtë rast.

