Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është kundër anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Sipas tij, qëllimi i Serbisë nuk është të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, transmeton Paparaci.
“Është për të normalizuar rolin e saj hegjemonist dhe prishës në Kosovë dhe më gjerë në rajon. Prandaj Vuçiq do të bëjë gjithçka për të minuar çdo përpjekje serioze për një marrëveshje me Kosovën. Jo më qetësues, është koha për pasoja”, shkroi ai në Twitter.
Të hënën, kryeministri i Kosovës, Albin kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë takuar në Bruksel, ku sipas kryediplomati evropian, Josep Borrell, palët janë pajtuar se nuk nevojiten më negociata për planin e BE-së.
Për këtë plan dhe aneksin e marrëveshjes, Kosova dhe Serbia do të takohen sërish në Ohër të Maqedonisë Veriore, më 18 mars.
