Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, thotë se Kosova pas ditës së djeshme ka hyrë në një stad të ri të konceptimit të politikës.
Sipas saj, me marrëveshjen e së shtunës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e aneksit të marrëveshjes, njëkohësisht ka ardhur edhe fundi i një historie populliste.
Ajo shprehet se “dita e djeshme duhet të bëjë kthesë në vlerësimin e qytetarëve se çfarë përfundimisht kërkojnë nga një parti politike e çfarë është rëndësishme për jetën e tyre”, transmeton Paparaci.
Sa i përket LVV-së, Halimi thotë se për vite ajo prodhoi kauza artificiale e realitete paralele, kontaminoi diskursin publik duke polarizuar shoqërinë e ndjellë gjuhë të urrejtje.
“18 marsi shpërfaqi një të vërtetë absolute – shfrytëzimin e fatkeqësisë së qytetarëve, vetëm për hir të pushtetit, madje duke braktisë edhe vet identitetin”, shkroi ajo në Facebook.
“Prandaj, makineria propagandistike e demagogjike për të krijuar një gjendje tjetër sot, të prodhuar nga zyrat e Vetëvendosjes duhet të marrë fund”.
