Aktualisht në Kuvendin e Kosovës po diskutohet rreth vendimit të ministrisë së Financave për bllokimin e të hyrave vetanake të komunave nga vitet paraprake.
Fillimisht, ministri Hekuran Murati u shpreh se kjo po bëhet në bazë të ligjit për buxhet të votuar në Kuvend, e për të cilin amendamenti i nëntë i ligjit të propozuar nga LDK-së dhe me konsensus është votuar edhe nga vetë ky subjekt politik.
Më pas, Murati mori një përgjigje edhe nga shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, raporton Paparaci.
Gashi i tha Muratit se “shans nuk do të ketë që t’ia marrë paratë komunave”. Sipas tij, të hyrat vetanake janë të paprekshme dhe në asnjë formë ato nuk mund të merren.
Ai i tha po ashtu Muratit të mos të “bëjë skena” sepse po “na detyrojnë që asnjë ligj apo marrëveshje ndërkombëtare mos të kalojë në Kuvend”.
“S’ka me pasë normalitet mo”, vijoi Gashi. “Kështu që kot e ki, nuk ki me pasë shans me i marrë paratë e komunave, mbaje mend, shans nuk ke me pasë. Janë burime vetanake. Sikur me ia marrë dikujt prej xhepit. S’ka shans. Ligji e rregullon këtë. Kushtetuta e rregullon”, tha Gashi në Kuvendin e Kosovës.
“Kot po mundohesh me arsyetime palidhje. Është e drejtë ekskluzive e komunave me menaxhu me paratë e vetave”, shtoi Gashi.
