Të fundit

Sulmet me dronë, Lavrov çon mesazh: Do t’iu përgjigjemi me hapa konkretë

Sulmi me dronë në Kremlin është një akt armiqësor dhe Rusia do të përgjigjet me hapa konkretë, tha sot ministri i Jashtëm rus, Serghei Lavrov, sipas “Interfax”.

“Problemet në Ukrainë nuk mund të zgjidhen duke ‘ngrirë’ linjën e kontaktit në Donbas, kjo është një çështje gjeopolitike”, shtoi Lavrov.

Ukraina e ka mohuar këtë dhe Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë pretendimet ruse.

“Ky është një akt armiqësor, është e qartë se terroristët e Kievit nuk mund ta kishin kryer atë pa dijeninë e zotërinjve të tyre”, tha Lavrov.

“Nuk do të përgjigjemi duke folur për “casus belli” do të përgjigjemi me veprime konkrete”, theksoi ai.

“Casus belli” është një term latin për një veprim që jep justifikim për luftën. Lufta e Rusisë në Ukrainë është tani në muajin e saj të pesëmbedhjetë, megjithëse Moska vazhdon ta përshkruajë atë si një operacion special ushtarak.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci