Përpos Barcelonës që po e kërkon me çdo kusht kthimin e Lionel Messit, blaugranët kanë rivalitet me klubet nga Arabia Saudite të cilët duket se janë në gjendje të japin gjithçka për transferimin e sulmuesit argjentinas.
35-vjeçarit argjentinas i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni dhe me shumë mundësi ai do të largohet nga Parisi, duke marrë parasysh rrethanat e kohëve të fundit.
Messi ishte kërkuar nga Al Hilal që kishin ofruar 400 milionë euro për argjentinasin, por duket se kjo nuk është e tëra.
Jamue Roures, drejtor i transmetimit të La Ligas ka deklaruar se oferta nga Arabia Saudite kanë shkuar deri në 500 milionë euro për të siguruar shërbimet e kampionit të botës.
Madje sipas Roures, arabët ishin në gjendje të jepnin këtë shumë edhe për një vit vetëm për ta transferuar atë.
Këto shifra befasuese janë të vështira për t’u menduar, kurse Barcelona nuk mund të afroj as afër këtë shumë.
Blaugranët mendohet se kanë ofruar diku rreth 14 milionë euro në vit për Messin, mbi 35 herë më pak se sa Roures pretendon se Messi do të fitonte në Lindjen e Mesme.
I pyetur për këtë çështje në fillim të javës, Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta hodhi poshtë idenë se Messi mund të dëshironte të luante në Arabinë Saudite në vend të Barcelonës.
