Të fundit

Murseli paralajmëron “fshesën” te Drita, pasi humbi titullin

Valon Murseli, president i klubit të Dritës ka paralajmëruar largime nga klubi pasi nuk arritën të shpalleshin kampion.

Drita u mposht sot nga Malisheva, duke ia dhënë mundësinë Ballkanit të shpallet Kampion i Kosovës, një xhiro para përfundimit të edicionit të rregullt.

Përmes një reagimi të shkurtë në Facebook, Murseli ka paralajmëruar largime nga klubi.

Ai ka vendosur të postojë disa fshesa në reagimin e tij, duke nënkuptuar kështu largimet.

Drita për një kohë të gjatë kryesoi tabelën e Superligës së Kosovës, mirëpo bëri disa gabime të pafalshme në xhirot e fundit, duke ia mundësuar kështu Ballkanit titullin e dytë me radhë.

E pozicionuar në pozitën e dytë në tabelë, Drita do të ketë mundësinë e garave evropiane duke i nisur ato nga rrethi i parë kualifikues për UEFA Conference League.

Video nga Paradoks

"Pasul e mantia": Deputetja e PDK-së flet për jetën bashkëshortore, tregon 'sekretin' e një martese të lumtur

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci