Të fundit

Lidhja e Dua Lipës me Anwar Hadidin në krizë

Dua Lipa dhe Anwar Hadid kanë dy vjet që janë bashkë, mirëpo tani lidhja e tyre është në krizë.

Këngëtarja 26-vjeçare nga Kosova dhe modeli amerikan 22-vjeçar, nuk janë parë së bashku në gjashtë javët e fundit, për shkak të agjendave të tyre të ngjeshura në punë.

Sipas një burimi të afërt, çifti hodhi idenë për t’i vënë frenat romancës së tyre muajin e kaluar, pasi udhëtimet dhe qëndrimet e gjata larg njëri-tjetrit po rezultojnë të vështira.

“Lidhja e tyre po kalon një krizë dhe duket se gati është shembur”, ka thënë burimi.

Ndërkohë, vëllai më i vogël i motrave Hadid, Gigi e Bella Hadid, kishte shkruar pak kohë më parë në Instagram se është falënderues për të dashurit e tij të cilët “po e lejojnë që të mësohet të jetë i lumtur me veten”.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci