Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante mes Ishujve Faroe dhe Shqipërisë, e vlefshme kjo për kualifikimet drejt Evropianit Euro 2024.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Torsvollur”, Shqipëria po barazon 1:1 ndaj Ishujve Faroe.
Një paraqitje tejet e bukur e “kuqezinjve”, ku fillimisht Sokol Cikalleshi e gjeti golin i pari qysh në minutën 1’, por që goli i tij u anulua nga gjyqtari për shkak të pozitës jashtë loje.
Më pas, Shqipëria e gjeti golin e epërsisë përmes Nedim Bajramit, i cili në minutën e 20’ shënoi për 1:0.
“Kuqezinjtë” kishin mundësinë ta thellonin epërsinë në 2:0, por që Cikalleshi dështoi të shënonte nga penalltia në minutën e 32’.
Kur shihej se pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat, Shqipëria pësoi gol në minutën e 45+1’, pasi që Odmar Faero barazoi rezultatin për Ishujt Faroe.
Pjesa e parë mbyllet me rezultat 1:1.
