Të fundit

PDK-ja vë gishtin kah Kurti dhe Kusari për përleshjen e sotme: Shkak pazaret me Radojiçiqin

Zëdhënësi i PDK-së, Valmir Klaiqi, ka shkruar të enjten se shefja e Grupit Parllametnar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila është e gëzuar në këto momente, duke menduar se është zhvendosur vëmendja prej saj, pas përleshjes që ndodhi në Kuvendin e Kosovës.

Por, ai shprehet se Kusari bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kanë bërë pazare me Millan Radojiçiqin, “në kurriz të veteranëve të UÇK-së”, që situata më pas sipas tij, eskaloi në Kuvend, gjatë seancës plenare.

“Mimoza është e gëzuar në këto memonte, tu mendu që u zhvendos vëmendja prej saj. Jo Mimozë, je ti dhe Albin Kurti që bëni pazare me Radojçiqin në kurriz të veteranëve të UÇK-së që situata eskaloi në Kuvend”, shkroi ai në Facebook.

“As me dhunë ndaj deputetëve të opozitës e as në bashkëpunim me Radojçiqin, nuk mundeni me u fsheh. Do të jepni llogari para qytetarëve për të gjitha mashtrimet që i keni bërë dhe dëmet që ia keni shkaktuar Kosovës në këto vite të keqqeverisjes”, shtoi Klaiqi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci