Një grabitje e armatosur është raportuar të ketë ndodhur dje në një pompë derivatesh në Mitrovicë, shkruan Paparaci.
Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se një person i maskuar dhe i armatosur ka vjedhur aty para të gatshme.
“Fsh. Kqiq i vogël, Mitrovicë 07.12.2021 – 18:00. Ankuesi mashkull kosovar punëtor në pompën e derivateve, ka informuar se nga një person i maskuar dhe i armatosur, u janë grabitur para të gatshme. Nuk raportohet për lëndime. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.
