Të fundit

Agjencia e Emergjencave del me thirrje të rëndësishme për qytetarët

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME), si departament i Ministrisë së Punëve të Brendshme, u ka apeluar qytetarëve që të jenë të kujdesshëm për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, si dhe lajmërojnë me kohë e të ndihmojnë në shuarjen e zjarrit.

Nëpërmjet Facebookut, Agjencia u ka kërkuar qytetarëve që t’i lajmërojnë çdo rast të rrezikut nga zjarri në numrat 112 të Qendrës Operative Emergjente, 193 të zjarrfikësve, 192 të policisë dhe 194 të Shërbimit Mjekësor Emergjent.

“Të nderuar qytetarë, meqenëse kemi hyrë në sezonin e verës që supozohet se do të karakterizohet me temperatura të larta të ajrit të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore e me qëllim të evitimit të rrezikut nga zjarri, mbrojtjes të jetës së qytetarëve, të pronës, shtazëve dhe ambientit. Vlen të theksohet dhe t’iu bëhet e ditur se zjarrvëniet e qëllimta, si dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia, janë vepër penale të cilat sanksionohen me ligj”, thuhet në njoftim.

Vitin e kaluar disa zona të Kosovës janë përfshirë nga zjarret fushore. Situatë më serioze ka qenë në Suharekë ku kishin shpërthyer shumë zjarre.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci