Të fundit

Bytyqi: Qysh mendove ti Rozetë, me i mbyll mediat dhe ato me ardh me të shërby ty?

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, e ka përkrahur bojkotimin që gazetarët ia kanë bërë të martën ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila doli në një konferencë për media.

Ajo e pyeti Hajdarin se si mendon që të mbyllen mediat dhe të njëjtat të vijnë dhe t’i shërbejnë asaj, transmeton Paparaci.

“E qysh mendove ti Rozetë, me i mbyll mediat një e nga një dhe pikërisht këto media me ardh me të shërby ty dhe interesave tua politike sikur nuk po ndodh kurrgjë? Epo ja që nuk shkojnë punët bash qashtu ministre”, shkroi ajo në Facebook.

“Sot, ju dhe pushteti juaj e morët përgjigjën e merituar. Ditë të këqija po vijnë për juve. Sepse #demokraciavdesneerresire #megazetaret #meklankosova”, shtoi Bytyqi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci