Të fundit

Xavi i dorëzuar para milionave të PSG-së, konfirmohet largimi i Demebeles

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka konfirmuar se sulmuesi francez, Ousmane Demebel do të transferohet te skuadra e Paris Saint-Germain.

Sheikët e Parisit paguan klauzolën e futbollistit 26-vjeçar dhe ai pritet të transferohet brenda pak ditëve në kryeqytetin francez.

Pas ndeshjes miqësore me Milanin, trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez konfirmoi se raportimet janë të vërteta duke potencuar se Dembele do të largohet.

Xavi tha se është e pamundur që Barcelona të konkurrojmë me ofertën e tyre, duke pasur parasysh gjendjen e tyre financiare.

“I uroj Ousmane Dembele gjithë të mirat në PSG. Ai na dha kaq shumë. Sigurisht që u përpoqa ta bindja që të qëndronte, por ai më tha se foli me Luis Enrique dhe Al-Khelaifi. Nuk mund të konkurrojmë me atë ofertë. Është përfundimtare dhe është vendimi i tij personal”, deklaroi trajneri katalunas.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci