Nesër [e shtunë] do të mbyllen përkohësisht për qarkullim dy rrugë në Prishtinë, në prag të meçit ndërmjet Robin Krasniqit dhe Nadjib Mohammedit.
Siç ka informuar Komuna e Prishtinës, nesër do të mbyllen rrugët “Enver Zymberi” dhe “Rinia” nga ora 07:00 deri të dielën në orën 07:00.
“Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për largimin e veturave nga parkingjet përreth stadiumit “Fadil Vokrri” ”, ka bërë të ditur Komuna.
Meçi mes Robin Krasniqit dhe Nadjib Mohammedit do të zhvillohet nesër (e shtunë) nga ora 18:30.
