Të fundit

Takimi i ambasadorit të SHBA në Serbi dhe Vuçiqit për Kosovën

Ambasadori amerikan në Beograd Christopher Hill dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq kanë diskutuar në Beograd për Kosovën dhe marrëdhëniet në mes të SHBA dhe Serbisë.

“Një bisedë e sinqertë dhe e hapur me ambasadorin Christopher Hill. Tema kryesore është përmirësimi i mëtejshëm i marrëdhënieve politike dhe ekonomike serbo-amerikane”, ka shkruar Vuçiq në profilin e tij në Instagram, transmeton Paparaci.

Ai ka shtuar se është biseduar edhe për pozicionin ndërkombëtar të Serbisë, situatën në Kosovë dhe procesin e dialogut me Kosovën.

Zëri i Amerikës rikujton se ky është takimi i parë zyrtar mes Hillit dhe Vuçiqit që kur SHBA vendosi sanksione ndaj kreut të BIA-s, Aleksandar Vullin, gjë që është shpallur më 11 korrik./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci