Të fundit

Dreshaj fajëson MAShTI-n për librat shkollorë: Të paaftë për të qeverisur

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se kjo që po ndodh me arsimin në Kosovë, nuk mbahet mend të ketë ndodhur ndonjëherë pas luftës.

Kjo po ndodh sipas tij, si pasojë e njerëzve të paaftë në qeverisje. Dreshaj ka thënë se Qeveria Kurti po bën lojë me emocionet e fëmijëve dhe me skamjen e familjarëve e gatishmërinë e mësimdhënësve.

“Dështimi i radhës i qeverisë, lajm i hidhur për nxënës, prindër e mësimdhënës. A thua pse edhe sivjet lojë me emocionet e fëmijëve, me skamjen e familjarëve dhe me gatishmërinë e mesimdhënësve, përkundër shumë pakënaqësive, që ky vit të fillojë me kohë. Cilat qenkan prioritetet menaxhuese të këtij vendi: shkollat e parinovuara, tekstet mësimore te pakontraktuara, mësues e nxënës në shtëpi. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë pas lufte e madje as gjatë viteve të okupimit, viteve të 90-ta. Krejt kjo si pasojë e paaftësisë së njerëzve që sot qeverisin me vendin”, ka thënë Dreshaj.

Ai ka shtuar se qeveria Kurti e ka vrarë shpresën dhe ardhmërinë e rinisë.

“Si duket arsimin e kemi shumë mirë. Ky vend nuk paska nevojë për shkolla, as për tekste mësimore e madje as për mësimdhënës. Arsimi lehtë shkatërrohet, por vështirë riparohet. E vrave shpresën dhe ardhmërinë e rinisë, populli dhe vendi gjykohen në vdekje. Ju lus veproni, me fëmijë nuk bëhet eksperiment”, është shprehur Dreshaj.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci