Të fundit

Osmani takon presidenten sllovene: Rruga e vetme për paqe, njohja reciproke me Serbinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të takimit të liderëve të Procesit Bërdo-Brijuni, i cili po mbahet në Shkup, ka takuar presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar.

Në takim, presidentja Osmani e ka vlerësuar partneritetin në mes të dy vendeve, duke theksuar se Kosova vazhdon të jetë mirënjohëse për rolin aktiv të Sllovenisë në mbështetjen e të ardhmes evropiane të Kosovës.

Sipas Presidencës së Kosovës, në këtë kontekst, Osmani shtroi nevojën e mbështetjes së mëtejme sllovene dhe potencoi se synim shtetëror e strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe në NATO, por edhe organizata të tjera ndërkombëtare ku do të avancohen interesat e qytetarëve të Kosovës.

“Presidentja Osmani dhe homologia Pirc Musar diskutuan edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon. Sipas Presidentes Osmani, bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve është në funksion në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal pasi që Sllovenia është shembull për realizimin e reformave të nevojshme për anëtarësim në strukturat euroatlantike”, thuhet në njoftimin e ZPRK-së.

:Në raport me dialogun me Serbinë dhe shtensionimin e situatës në veriun e vendit, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova ka bërë hapa përmbajtësor në këtë drejtim dhe do të ketë qëndrim konstruktiv në tërë procesin e dialogut”, thuhet tutje në kumtesë.

Ajo, megjithatë shtoi, se rruga e vetme për paqe e stabilitet afatgjatë është atëherë kur rezultati përfundimtar i dialogut me Serbinë është njohja reciproke dhe ruajtja e integritetit territorial, sovranitetit, rendit kushtetues dhe funksionalitetit institucional të Republikës së Kosovës.

“Në takim u rikonfirmua përkushtimi për të vazhduar thellimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë mes Kosovës e Sllovenisë. Të dy krerët e shteteve diskutuan edhe për një gamë të gjerë temash, duke përfshirë rritjen e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, fuqizimin e grave dhe të rinjve, agjendën e gjelbër etj”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci