Të fundit

Deputeti i LVV-së del kundër partisë për Komisionin Hetimor të rezervave shtetërore

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, ka dalë kundër Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore.

Ai ka thënë se e përkrah nismën e LDK-së për formimin e komisionit.

“Prandaj për t’i shërbyer interesit publik dhe informimit sa më të mirë e më të drejt, dhe poashtu çdo kush ka të drejt t’i deklarojë pretendimet si për fajësi si për pafajësi, unë e përkrah themelimin e këtij Komisioni”, ka thënë Gjyshinca.

Partitë opozitare dhe partia në pushtet janë përplasur sot në lidhje me themelimin e komisionit hetimor.

Sipas partive opozitare, nevoja për themelimin e këtij komisioni është e domosdoshme pasi ka dyshime të bazuara për abuzime me rezervat shtetërore, ndërkaq në LVV theksuan se kjo është ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, pasi prokuroria veçse është duke hetuar këtë rast.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili është edhe iniciues për themelimin e këtij komisioni, tha se duhet të zbardhen të gjitha dyshimet për keqpërdorime në rezerva shtetërore.

Mirëpo, themelimin e këtij komisioni e vlerësoi të ngutshëm shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Sipas saj, deputetët opozitarë po dëshirojnë të bëhet hetues duke synuar të bëjnë paralelizma me prokurorinë.

Madje ajo ngriti dyshime se edhe propozimi për kryesues të këtij komisioni është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit. Ndërkaq, shtoi se shpenzimet e komisionit shkojnë mbi 20 mijë euro si mëditje të deputetëve, e cila sipas saj shkojnë dyfish më shumë sesa vlera e grurit që mungon.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci