Të fundit

Maqedonci: Dorasit në veri, kriminelë të dirigjuar nga Beogradi

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se sulmi në veri të Kosovës është i dirigjuar nga Beogradi zyrtar.

Ai shprehet seky sulm ka ndodhur për destabilizimin e Kosovës.

“Dënojmë sulmin terrorist ndaj pjesëtarëve të Policisë së Republikës së Kosovës. Dorasit sigurisht se nuk mund të jenë tjetër përveçse kriminel të dirigjuar nga Beogradi, me qëllim destabilizimin e vendit”, tha ai, pas vrasjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe plagosjes së zyrtarit policor, Alban Rashiti, mëngjesin e sotëm në Veri.

“Veprime të tilla për eskalim të situatës nuk do zmbrapsin organet e sigurisë për të kryer detyrën e tyre, dhe as nuk do të na bëjnë të ndryshojmë qëndrim në raport me Serbinë kur bëhet fjalë për interesat tona shtetërore”.

‘Siguria e qytetarëve, mbrojtja e tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës është obligim, detyrë mbi çdo detyrë tjetër, andaj dhe kriminelët do të dënohen dhe grupet kriminale do të shkatërrohen. Ngushëllime familjes së policit të vrarë, Rreshter Afrim Bunjaku, dhe shërim të shpejtë policit të plagosur”, tha ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci