Të fundit

Rrufeja godet depozitën e gazit në Britani

Momente frike kanë përjetuar mbrëmjen e kaluar mijëra banorë të Oksfordit në Britaninë e Madhe, pasi një shpërthim i fortë, i shoqëruar nga një “top zjarri” ndriçoi qiellin mbi qytetin anglez për disa minuta.

Disa imazhe dhe disa video vërtet mbresëlënëse qarkulluan menjëherë në rrjetet sociale, duke rritur edhe më tej panikun për atë që kishte ndodhur

Shpërthimi dhe zjarri, shpjegoi më vonë Policia e Oxfordshire , u shkaktuan nga një rrufe që goditi një rezervuar gazi brenda një uzine që shndërron mbetjet në biogaz.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar, teksa kompania është duke vlerësuar dëmet të cilat janë tepër të mëdha.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci