Të fundit

Hoxhaj: Absurde se si shumica qeverisëse dhe parlamentare nuk duan ta mbështesin Policinë e Kosovës

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar pas abstenimit të Lëvizjes Vetëvendosje për të futur në rend të ditës Rezolutën e propozuar nga PDK për fuqizimin e Policisë së Kosovës.

Hoxhaj në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se ky veprim i shumicës parlamentare është absurd.

“Sot ishte absurde që të shohim që shumica qeverisëse, shumica paralamentare nuk do të bëjë asnjë veprim në mbështetje të Policisë së Kosovës sa i takon shtesës së rrezikshmërisë, por edhe pensionimit të parakohshëm të tyre”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj tha se kjo rezolutë nuk ishte asgjë tjetër, veçse unitet, të cilin po e kërkojnë qytetarët e Kosovës dhe çdo shqiptar.

“Kërkoj nga ju si shumicë parlamentare të vendosni në seancën e ardhshme në rend të ditës një rezolutë të tillë, e cila duhet ta reflektojë realitetin e ri të Republikës së Kosovës”, shtoi ai.

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka votuar Rezolutën që do të fuqizonte Policinë e Kosovës. Kërkesa ka qenë e Partisë Demokratike. Shefja e Grupit, Mimoza Kusari Lila, ka kërkuar fillimisht diskutime mes partive, gjë që u kundërshtua nga LDK, PDK, AAK.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci