Të fundit

Pezullohet ndeshja e Trepçës në Izrael

FIBA Evropa ka njoftuar se të gjitha ndeshjet e skuadrave izraelite në garat evropiane janë pezulluar për momentin, për shkak të situatës në Izrael.

Kështu është pezulluar për momentin edhe sfida Hapoel Galil Elion-Trepça, e planifikuar të zhvillohej më 18 tetor.

“Duke pasur parasysh situatën aktuale të sigurisë në Izrael dhe pas rekomandimit të këshilltarëve të saj të sigurisë, FIBA Evropa mori vendimin për të pezulluar të gjitha ndeshjet që përfshijnë ekipet izraelite. Vendimi vlen për të gjitha garat e FIBA Evropës dhe është në fuqi deri në një njoftim tjetër”, thuhet në njoftimin e FIBA-s.

Janë pesë skuadra nga Izraeli që paraqiten në FIBA Europe Cup dhe në EuroCup Women.

Trepça është në grup me Hapoel Galil Elion nga Izraeli, ZZ Leiden nga Holanda dhe Gravelines Dunkerque nga Franca.

Përballja e parë dhe historike për klubin mitrovicas do të jetë kundër ZZ Leiden nga Holanda më 25 tetor në “Minatori”.

Kjo është hera e parë që ‘Xehetarët’ janë pjesëmarrës të grupeve në FIBA Europe Cup.

Në grupe do të luajë edhe kampionia e Kosovës, Peja.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci