Të fundit

El Salvadori angazhon 4 mijë pjesëtarë të forcave të sigurisë

El Salvadori ka angazhuar më shumë se 4 mijë pjesëtarë të forcave të sigurisë në tri zona në periferi të kryeqytetit për t’i shpartalluar bandat kriminale.

Presidenti Nayib Bukele ka kërkuar fuqi shtesë për të luftuar krimin në El Salvador.

Ushtarë dhe policë kanë rrethuar tri zona të San Salvadorit, të cilat kontrollohen nga bandat.

Presidenti ka thënë se do t’i vazhdojë angazhimet për të kapur kriminelët në qytetet Popotlan, Valle Verde dhe La Campanera.

Në marsin e vitit 2022, presidenti Bukele kishte marrë më shumë pushtet për t’i luftuar bandat e fuqishme.

Më shumë se 72 mijë të dyshuar si anëtarë të bandave janë arrestuar ose janë në burgjet e El Salvadorit.

Me pushtetin emergjent që i është dhënë Bukeles, janë suspenduar disa të drejta kushtetuese, siç është ajo për të treguar se përse po bëhen arrestimet dhe angazhimi i avokatit.

Kështu, anëtarët e bandave mund të gjykohen më shpejt dhe të përfundojnë në burgje.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci