Policia e Kosovës, ka njoftuar se të martën, në Leposaviq është ndaluar një veturë, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar disa gjëra.
Në raportin 24 orësh thuhet se policia ka sekuestruar një boks hekuri, dy emblema të ushtrisë serbe dhe një shkop bejsbolli.
Poashtu, tek pasagjeri është vërenjtur një maicë me mbishkrimin e shkronjës “Z”, kurse në pjesën e pasme të maicës, mbishkrimi i grupit WAGNER.
Të njëjtit janë intervistuar, dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
