Përpos në Champions League shorti sot është hedhur edhe për kompeticionin e Europa League.
Dueli më interesant i kësaj faze pritet të jetë takimi mes Barcelonës dhe Napolit.
Barcelona nuk ka marrë pjesë prej vitit 2004 në këtë garë.
Çiftet tjera në Ligën e Evropës, janë: Sevilla – Dinamo Zagreb, Atalanta – Olympiacos, Leipzig – Real Sociedad, Zenit – Real Betis, Borussia Dortmund – Rangers, Sheriff – Brava dhe Porto – Lazio.
Ndeshjet e kësaj faze do të zhvillohen në shkurt të vitit të ardhshëm.
