Policia e Kosovës e ka arrestuar sot Maliq Berishën, drejtor komunal në Fushë Kosovë.
Arrestimi i tij është bërë mbi një aktvendim për ndalimin e tij të bërë nga Prokuroria e Prishtinës, raporton Paparaci.
Maliq Berisha është drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Fushë Kosovës.
Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, tha sot Prokuroria Themelore në Prishtinë, në një njoftim për media.
I dyshuari i lartcekur është ndaluar me urdhër të prokurorit në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprime të mëtejme ligjore, si dhe për këtë çështje penale do të vazhdojë ndërmarrja e veprimeve hetimore në koordinim me Policinë.
