Policia e Kosovës, ka dhënë detaje për aksionin e të martës nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në disa Mobil-Shop.
Në komunikatë thuhet se aksionet janë bërë për shkak se dyshohet për kontrabandim me mallra.
Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se janë kryer kontrolle në 31 lokacione të ndryshme, ku janë sekuestruar 118 telefona të mençur, tre tabletë dhe 11 airpods.
Poashtu, policia ka njoftuar se një lokal është mbyllur nga inspektorati për shkak se nuk ishte i regjistruar si biznes, dhe një lokal është bllombuar për shkak se ishte i mbyllur.
Nuk është raportuar për të arrestuar kurse rasti vazhdon të hetohet.
