Të fundit

Zelensky: Ukraina pret “konkluzion historik” për anëtarësim në BE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Kievi është tashmë duke planifikuar hapat që do t’i ndërmarrë, pasi Komisioni Evropian (KE) të publikojë sot një raport për përparimin e Ukrainës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Nesër është një ditë e rëndësishme”, tha Zelensky mbrëmjen e djeshme.

“Ne presim një konkluzion historik nga Bashkimi Evropian, një raport rreth zbatimit të rekomandimeve të Komisionit Evropian nga ana e Ukrainës”, shtoi ai.

Zelensky tha se Ukraina e ka bërë një rrugë të gjatë drejt ndërtimit të marrëdhënieve të forta me BE-në dhe se është plotësisht e vetëdijshme se vendimi për anëtarësimin e saj është politik, i cili varet edhe nga kandidati dhe puna e tij për t’u përshtatur me standardet dhe normat e BE-së.

“Ukraina do t’i bashkohet BE-së. Dhe, ne do ta arrijmë këtë falë ndryshimit të brendshëm të shtetit tonë, i cili është plotësisht në përputhje me interesat e popullit tonë”, theksoi ai.

Raporti i KE-së do të vlerësojë në hollësi se sa shumë i ka përmbushur Ukraina kriteret ekonomike, ligjore dhe të tjera, të cilat janë të nevojshme për fillimin e bisedimeve për anëtarësim.

Njëzet e shtatë vendet anëtare pritet të mblidhen në një samit në dhjetor për të vendosur se a ta lejojnë apo jo Kievin t’i nisë bisedimet për anëtarësim. Vendimi duhet ta ketë mbështetjen unanime të të gjithë anëtarëve të bllokut.

Ukraina aplikoi për t’iu bashkuar BE-së pasi Rusia e nisi pushtimin e saj të plotë në shkurt 2022. Këshilli Evropian ua dha statusin e vendit kandidat Ukrainës dhe Moldavisë në qershor të atij viti.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci