Të fundit

Batatina: Jam i gatshëm ta marrë kombëtaren nga ky moment, do ta çojë në Botëror

Tahir Batatina është shprehur i gatshëm që ta marrë drejtimin e kombëtares së Kosovës nga sot, me premtimin që do ta kualifikojë atë në Kampionatin Botëror.

Një ditë pasi shpalli zyrtarisht kandidaturën për selektor, Batatina ka thënë sot për televizionin Klan Kosova se pasi ta kualifikojë kombëtaren në Botëror ose Evropian do t’i hapë rrugë të tjerëve.

“Jam i gatshëm ta marrë kombëtaren nga ky moment. Dhe, në moment që do ta kualifikojë Kosovën në Kampionat Evropian ose Botëror, do të them urdhëroni kë të doni sjelleni. Por, para se ta kualifikojë, dua të them diçka: duhet kjartë ta dinë njerëzit se Batatina shkon me stafin e vet profesional në kombëtare. Batatina, do me stafin e tij të jetë në kombëtare, me ata njerëz të cilëve iu beson”, ka thënë Batatina.

Ai ka vendosur edhe kushte. Ka thënë se duhet t’i lihen duart e lira në mënyrë që të marrë vendime, por edhe përgjegjësi.

“Batatina, do një organizim dhe disiplinë të jashtëzakonshme, të cilën njerëzit duhet ta kuptojnë. Batatina, nuk e gjuan përgjegjësinë asnjëherë te presidenti, te federata. Listën e bën Batatina. Vendimet për lojtarë e merr Batatina dhe Batatina u jep përgjegjësi morale dhe njerëzore për mossuksese, njerëzve, shtetit dhe popullit të Kosovës”, u shpreh trajneri aktual i Llapit.

Ai ka thënë se në kualifikimet e fundit për Kampionatin Evropian, në të cilat Kosova përfundoi e pesta në një grup me gjashtë ekipe kombëtare, ai do ta kualifikonte kombëtaren si e para e grupit.

“Jam i bindur që do ta kualifikojë Kosovën në Evropian dhe Botëror. Dashtë Zoti me pasë vetëm pak fat në short, të jem i sinqertë, sepse me pasë fatin e këtij shorti të fundit nuk do ta diskutoja [kualifikimin]. Me këtë short, unë do të luftoja për pozitën e parë me Zvicrën”, tha Batatina.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci