Sot do të luhet derbi anglez në mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit, që do të nisë nga ora 13:30.
City në këtë takim vjen pas barazimit dramatik që pati me Chlesean, ndeshje e cila përfundoi me rezultat 4:4.
Kurse, Liverpooli do të udhëtojë për në Manchester pas fitores së lehtë që e pati ndaj Brentfordit me rezultat 3:0.
Aktualisht, City e mban pozitën e parë me 28 pikë, një më pak sesa Liverpooli që është në pozitën e dytë.
Pikë të njëjta në tabelë me Liverpoolin ka edhe Arsenali, i cili pret lëshimin e pikëve të dy ekipeve në këtë derbi.
Kujtojmë se në pesë ndeshjet e fundit mes Cityt e Liverpoolit, dy fitore i takojnë Cityt dhe tri Liverpoolit.
