Të fundit

Gashi: Veç pushteti i dobët e shkel Kushtetutën pandalshëm

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, e ka cilësuar Qeverinë të dobët, që sipas tij, e shkel Kushtetutën.

Sipas Gashit, pushtetarët aktualë janë të dobët, që po e luajnë të fortin.

“Veç një pushtet i dobët e shkel ligjin dhe Kushtetutën pandalshëm. Veç të dobëtit vuajnë për ta luajtur të fortin. Veç të dobëtit tentojnë të shkelin çdo gjë; hakun e njerëzve dhe çdo gjë tjetër. Sot, Gjykata Kushtetuese vendosi për Ligjin e Pagave në Sektorin Publik, ku i kërkon Kuvendit që brenda 6 muajsh ta ndryshojë”, ka shkruar ai në Facebook.

Gjykata Kushtetuese ka shpallur të pavlefshme disa pjesë të Ligjit për paga në sektorin publik, duke mos afektuar pagat që janë rritur bazuar në këtë Ligj.

Në një njoftim të Gjykatës Kushtetuese thuhet se ankesa e Avokatit të Popullit për Ligjin për paga është shpallur e pranueshme dhe ka konstatuar se disa nene të këtij ligji janë në kundërshtim me Kushtetutën.

Sipas njoftimit vendimi i Kushtetueses nuk i afekton pagat e zyrtarëve publikë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci