Të fundit

Guvernatori i BQK-së në prezantimin vjetor: Pritet të bie inflacioni

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili ka bërë prezantimin vjetor të vitit 2023.

Ismaili në prezantimin vjetor tha që “aktiviteti ekonomik deri në shtator 2023 është rritur për 3.0% dhe viti pritet të mbyllet me 3.4%”.

Bëhet e ditur që gjatë vitit 2024 parashihet që rritja ekonomike të arrijë në 4.2%

Ismaili ka folur edhe për inflacionin i cili deri në muajin nëntor 2023 ishte 5.3% ndërsa mesatarja deri në fund të vitit sipas tij pritet të bie në 5.1%.

BQK mbikqyrë 136 institucione, si Bankat, IMF, Kompani të Sigurimeve, Fonde Pensionale dhe Këmbimore etj.

“Askush nuk mund të fillon punën pa u paisur me licencë nga BQK”, ka shtuar Ismaili./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci