Të fundit

​Vdes trajneri dhe lojtari katër herë fitues i Kupës Botërore të Brazilit, Mario Zagallo

Legjenda e futbollit brazilian, Mario Zagallo, i cili kishte fituar katër Kupa Botërore si lojtar dhe trajner, ka vdekur në moshën 92-vjeçare.

Lojtari anësor Zagallo ishte pjese e skuadrës së Brazilit, i cili fitoi radhazi Kupat Botërore në vitin 1958 dhe 1962.

Ai menaxhoi skuadrën që konsiderohet gjerësisht si skuadra më e madhe ndërkombëtare e të gjitha kohërave, në të cilën bënin pjesë Pele, Jairzinho dhe Carlos Alberto, për të shkëlqyer në vitin 1970.

Kupa Botërore e fundit e fituar nga Zagallo erdhi në kohën kur ai ishte ndihmës trajner i Carlos Alberto Parreira në vitin 1994.

Pas këtij turneu, ai u kthye si trajner i Brazilit dhe i udhëhoqi ata drejt finales në vitin 1998, ku u munden nga Franca nikoqire.

Zagallo ishte personi i parë që fitoi Kupën Botërore edhe si lojtar edhe si menaxher – gjë që ishte arritur edhe nga Franz Beckenbauer nga Gjermania dhe Didier Deschamps nga Franca, transmeton BBC.

Me vdekjen e Zagallos, nuk ka mbetur gjallë asnjë anëtar i ekipit të Brazilit që kanë luajtur në finalen e vitit 1958.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci