Të fundit

Osmani: Ne nuk bëjmë qeveri me partitë politike që shkelin tri marrëveshjet

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se partia në të cilën përket ai, pra Bashkimi Demokratik për Integrim, nuk bën marrëveshje me ato parti që “shkelin” marrëveshjen e Ohrit, marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

Prandaj, Osmani potencoi se ato parti shqiptare, të cilat kundërshtojnë elementet bazë të orientimit evropian, s’mund të quhen ndryshe, përveç se zëdhënëse të nacionalizmit.

“Ne na njohin si Bashkim Demokratik për Integrim si gardianë të këtyre tre marrëveshjeve, ne këto i kemi përcaktuar si vija të kuqe të veprimit tonë politik. Ne nuk bëjmë qeveri me parti politike që shkelin cilat do nga këto tre marrëveshje. Pra, marrëveshjen e Ohrit, marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Ne mund të pretendojmë se jemi evropianët më të mëdhenj, por nëse i kemi këto tri vija të kuqe, ne s’jemi të sinqertë ndaj njerëzve. Prandaj them se partitë politike shqiptare, të cilat janë bërë zëdhënëse të nacionalizmit, të cilat kundërshtojnë elementet bazë të orientimit tonë evropian, unë nuk di si t’i quaj ndryshe”, deklaroi Osmani në Tëvë1.

Më tej, nënkryetari i BDI-së, tha se derisa të konsolidohen barazia etnike dhe të kap rrënjë, njerëzit duhet të mbrohen brenda kornizave të komuniteteve dhe instrumenteve që i ka krijuar marrëveshja e Ohrit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci