Departamenti për Rini, do të hiqet shumë shpejt nga Ministria e Kulturës, të cilën e drejton Hajrulla Çeku.
“Strategjia për rini do të miratohet shumë shpejt. Janë dy dokumente që do të nxirren nga ministria dhe rinia do të bëhet çështje kombëtare. Po e heqim [nga ministria]”, ka thënë Çeku në Klan Kosova.
Tutje, ai është shprehur se kjo është politika, që i bie rreth diskutimit të zhvillimit të rinisë dhe si të pengohet ikja e tyre nga vendi.
“Kjo është politika, që e bie rreth diskutimit të zhvillimit të rinisë dhe qysh të pengohet ikja e tyre nga vendi. Unë besoj që një ministri për rini ka qenë gabim. Nuk mundet një ministri të merret me rininë”, ka shtuar ai.
