Të fundit

Po rinovohet edhe një stadium që i plotëson kriteret e UEFA-s, pritet të jetë gati pas katër muajve

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka parë nga afër ecurinë e punimeve në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas. Ai më këtë rast ka thënë se ky stadium do të jetë gati për kategorizim nga UEFA dhe për ndeshje ndërkombëtare të klubeve tona.

“Sot vizitova punimet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ku po punohet intensivisht për ta përgatitur për kategorizim nga UEFA dhe për ndeshje ndërkombëtare të klubeve tona. Përgëzova kryetarin e komunës, Ramiz Lladrovci për përkushtimin e tij për sportin, e veçanërisht për futbollin me rregullimin e një stadiumi të tillë”, ka shkruar Ademi në ‘Facebook’, përcjellë KosovaPress.

I pari i FFK-së ka shtuar se përveç “Rexhep Rexhepit”, kriteret e UEFA-së do t’i plotësojnë edhe stadiumet “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

“Uroj që ky impiant sportiv në korrik të këtij viti të jetë i gatshëm me të gjitha kriteret për t’i gostitur ndeshjet ndërkombëtare të klubeve dhe të ekipeve kombëtare të kategorive të reja. Kësisoj, përveç stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të jenë si alternativë për ndeshjet ndërkombëtare edhe stadiumet “Zahir Pajaziti” në Podujevë dhe “Rexhep Rexhepi” në Drenas.”, ka shkruar Ademi në fund.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci