Lindita Berisha, gazetare e Lajmi.net, bashkë me një kolege të saj, u sulmuan dje nga një grua e burrë gjatë kohës sa po raportonin për një temë.
Berisha ka shkruar se është në gjendje jo të mirë shëndetësore.
“Se pari, faleminderit për gjithë mbështetjen qe me keni ofruar publikisht deri me tani për rastin e djeshëm ku isha viktime e një sulmi nga dy persona!
Pasi qe me duhet t’i kryej procedurat e nevojshme ne instancat e drejtësisë dhe shkaku i gjendjes jo te mire shëndetësore, kam vendosur te prononcohem per te gjitha mediat njeheresh!”, ka shkruar ajo.
