Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, do të raportojë sot para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Raportimi pritet të nisë në orën 9:00.
“Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 9:30)”, thuhet në njoftim.
