Të fundit

Javë vendimtare, mësohet e ardhmja e Sylvinhos

Kombëtaren e futbollit dhe Sylvinhon nuk e lidh më asgjë, të paktën me letra, pasi ana emocionale do jetë gjithmonë mes tyre, me trajnerin brazilian që e drejtoi ekipin për një vit e gjysmë dhe e dërgoi në Euro 2024 në Gjermani.

Tanimë kontrata e 50-vjeçarit me FSHF-në ka skaduar dhe institucioni i futbollit duhet ta provojë sërish për të bindur trajnerin. Euro 2024 dhe puna e mirë me Shqipërinë kanë qenë një vitrinë më shumë se vezulluese për Sylvinhon, që ka disa oferta dhe Evropa dhe jo vetëm, për të drejtuar disa klube.

Kjo javë do jetë deçizive për FSHF-në dhe Sylvinhon, pasi siç u konfirmua edhe nga Armand Duka, trajneri ishte disa ditë me pushime dhe vetëm këto ditë do vendosen pikat mbi “i”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci