Të fundit

Vuçeviq: Kurti nuk do ta ndryshojë agjendën e tij deri në zgjedhjet në Kosovë

Kryeministri serb Millosh Vuçeviq ka deklaruar se “kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk do të heqë dorë nga agjenda e tij deri në zgjedhjet në Kosovë dhe thotë se nuk sheh ndonjë përparim përveç frikës se Kurti dëshiron ta fusë Serbinë në konflikte dhe të dëbojë serbët nga Kosova”.

Ai ka pretenduar se ka argumente të forta edhe për edhe kundër pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhjet në Kosovë dhe thekson se është një vendim shumë i vështirë që duhet të merret, raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

“E keni parë rreth regjistrimit, një pjesë e mirë e serbëve të veriut nuk kanë marrë pjesë në regjistrimin në Kosovë, është e pamundur që Zveçani të ketë 100 banorë, e shihni që serbët në veri e bojkotuan regjistrimin, ndërsa në Graçanicë ata morën pjesë”, ka thënë Vuçeviq transmeton Paparaci.

Ai ka shtuar se “mbi të gjitha, presioni më i madh është në veri të Kosovës sepse aty është komuniteti më homogjen serb dhe sepse veriu i Kosovës është objektivi kryesor i Kurtit në spastrimin etnik”.

Vuçeviq përmendi se komuniteti serb “është i ekspozuar ndaj presioneve të shumta në rajon” dhe ka shtuar se “në rajon po zhvillohet politika antiserbe” dhe se Serbia akuzohet se ajo është agresore dhe faktor jostabiliteti në rajon./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci