Të fundit

Vdes çiklisti i cili ishte goditur nga vetura, shoferi arrestohet

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka ndërruar jetë në Podujevë, si pasojë e goditjes nga një veturë.

Viktima ishte me biçikletë, ndërsa i dyshuari nga pakujdesia e kishte goditur atë.

Po ashtu, i dyshuari më pas është arrestuar.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke ngarë veturën e tij, dyshohet se nga pakujdesia e godet biçikletën me vozitës mashkull kosovar. Si pasojë viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci