Të fundit

Arrestohet edhe një person lidhur me dhunën dhe huliganizmin në protestat në Zveçan

Një tjetër person është arrestuar në Zveçan lidhur me sulmet e majit të vitit të kaluar ndaj KFOR-it.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi dërguar publikut, përcjell Paparaci.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë:

Sot me datë 24.07.2024, pas një pune hetimore dhe operative të ekipeve të Policisë së Kosovës është lokalizuar në rajonin e Mitrovicës Jug, i dyshuari me iniciale (D.D.) ndaj të cilit ishte ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Speciale, lidhur me rastin e sulmit ndaj autoriteteve/forcave ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë me datë 29.05.2023, i identifikuar si njëri ndër personat që ka përdor dhunë në mënyrë aktive në Zveqan, dhe si i dyshuar për veprat penale:

  • Bashkim për veprimtari kundër kushtetuese, me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës
  • Rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare
  • Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi dhe
  • Sulm ndaj personit zyrtar

Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci