Të fundit

Maqedonci: Gjendja e ushqimit në FSK është normale, po zhvillohet fushatë agresive

Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes, ka thënë se po zhvillohet një fushatë lidhur me çështjen e ushqimit të pjesëtarëve të FSK-së.

Gjatë ditës opozita ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme për çështjen e ushqimit të pjesëtarëve të FKS-së.

Maqedonci këtë e ka quajtur si fushatë të ashpër.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë problem me çështjen e ushqimit, duke thënë se servohen tre vakte në ditë, madje shton se ushqimi është cilësor.

“Gjendemi në një kohë fushate, dhe kjo mund të jetë një nga fushatat më agresive që ka qenë në Kosovë edhe për fakti se po krijon një precedent jo të mirë, atë të marrjes me sigurinë, përkatësisht me ushtrinë. Unë  e kuptoj që transparenca është një prej elementeve kyç që duhet ta ketë edhe Ministria e Mbrojtjes e FKS-ja, por kjo transparencë është keqpërdorur nga mediat, edhe nga akterë të ndryshëm brenda e jashtë vendit, për të sulmuar e etiketuar Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në”, ka thënë ai në T7.

“Gjendja në FSK sa i përket ushqimit është normale, servohen 3 shujta në ditë ashtu siç është e planifikuar. Normal mund të ketë, mungesa të disa artikujve të fushës së perimeve, mirëpo janë të gjitha llojet të tjera që janë servuar edhe më herët. Ushtarët janë duke u shërbyer me ushqim më cilësor sepse është duke u përgatitur nga stafi brenda”, ka thënë ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci