Të fundit

​Përfundon seanca, s’ka kuorum për votimin e rezolutës për “skandalet në KEK”

Ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e ftuar nga opozita për debatuar lidhur me “skandalet dhe keqmenaxhimin në Korporatën Energjetike të Kosovës”. Në mungesë kuorumi, nuk është hedhur në votim rezoluta shtatë-pikëshe e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

As në këtë seancë të jashtëzakonshme të ftuar nga partitë opozitare, nuk morën pjesë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në votim nuk po e qesim fare, meqë po e shoh që nuk ka numër të mjaftueshëm të deputetëve. Kështu që vazhdojmë një ditë tjetër kurdo që të mbajmë seancë… Kur të krijohen mundësitë për votim në kuvend, të kemi kuorum atëherë e qesim në votim”, ka thënë kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Rezoluta e propozuar në fillim të seancës së jashtëzakonshme përfshin kërkesën që organet kompetente të vazhdojnë hetimet e plota për “skandalet në KEK”, e po ashtu edhe keqmenaxhimin e tenderëve një-burimor dhe mungesën e konkurrencës në prokurimin publik.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci